Të fundit

Rusia njofton për shkëmbim të burgosurish me SHBA-në

Ministria e Jashtme e Rusisë tha se piloti i burgosur, Konstantin Yaroshenko, është shkëmbyer me ish-marinsin amerikan, Trevor Reed, dhe se ky shkëmbim ka ndodhur në një shtet të paspecifikuar evropian.

Reed, 30-vjeçar nga Teksasi, ishte dënuar më 2020 nën akuza se kishte sulmuar dy policë rusë më 2019.

Qeveria amerikane dhe Reed kanë dënuar akuzat dhe kanë vënë në pikëpyetje procedurat gjyqësore.

Yaroshenko ishte arrestuar në Liberi më 2010 dhe ishte dërguar në SHBA. Një vit pas kësaj, ai ishte dënuar për kontrabandim të kokainës me avionët e tij dhe droga thuhej se kishte destinacion Amerikën Jugore, Afrikën dhe Evropën. /REL

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci