Presidentja Vjosa Osmani, tha se gjatë ceremonisë së organizuar në nder të Sekretares Madeleine Albright, patën mundësinë të takojmë Sekretarin e Shtetit, Anthony Blinken.
Shefja e shtetit tha se e falënderuan për kontributin e jashtëzakonshëm të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në forcimin e shtetësisë së Kosovës, si dhe për lidershipin e treguar nga SHBA-të në kohën kur paqja dhe demokracia në Evropë po cenohen sërish.
“Mbështetja e vazhdueshme dhe vlerat e përbashkëta janë garanca më e fortë e miqësisë së palëkundur me SHBA-të”, shkroi ajo në Facebook.
Presidentja Osmani, bashkë me kryeministrin Kurti po qëndrojnë në Washington, pas një ftese zyrtare, në nderim për ceremoninë mortore të ish-sekretares Madeleine Albright.
