Të fundit

“Mbylle gojën” – debati i rëndë që eskaloi në sharje me robë në kuvend

Debati në kuvendin e Kosovës ka eskaluar në fyerje e sharje ndërmjet pozitës dhe partisë opozitare të PDK.

Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, gjatë seancës ka sharë deputetët e LVV-së, në një moment i cili është kapur nga kamerat e vendosura në sallë.

Kësaj situate i parapriu një debat ndërmjet ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe Abelard Tahirit.

Ministrja Haxhiu, në tentim për të mbrojtur ambasadorin Martin Berishaj, foli për raportin e Freedom House për vitin 2021, i cili ka përmendur përfshirjen e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeministrin Ramush Haradinaj në krim dhe korrupsion.

Haxhiu ia ka përmendur Tahirit edhe armët shurdhuese të cilat ai dhe ish-presidenti Hashim Thaçi i kishin blerë me buxhet të shtetit.

“Ju nuk keni të drejtë me i thënë mbylle ministres së Drejtësisë zoti Tahiri, ndoshta për shkak të atyre shurdhuesve ende nuk e dëgjum ndonjë deklarim. Jeni të shqetësuar ju kuptoj për shkak se do të hetohet gjithçka që nga 2006-ta”, ka thënë Haxhiu.

Pas këtij momenti, ka eskaluar situata në kuvend. Abelard Tahiri ka sharë me robë Lëvizjen Vetëvendosje.

Abelard Tahiri shan LVV-në: Robët ia q****

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci