Të fundit

Tahiri kërkon sërish falje pasi shau me robë në kuvend

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri ka kërkuar sërish falje pasi shau sot gjatë seancës së Kuvendit.

Përmes një postimi në Facebook, ai është shprehur se sharja nuk ishte e drejtuar ndaj asnjë deputeti dhe nuk kishte për qëllim fyerjen e askujt.

“Të dashur miq e të nderuar qytetarë. Për kërkim falje të sinqertë nuk ka nevojë për arsyetime, prandaj ju kërkoj ndjesë të gjithëve, për një reagim verbal të atypëratyshëm gjatë seancës së sotshme, i cili si i tillë nuk ishte i drejtuar ndaj asnjë deputeti në veçanti dhe as nuk kishte për qëllim fyerjen e askujt, si dhe i cili reagim nuk përfaqëson as qëndrimin tim politik si deputet dhe as karakterin tim personal si qytetar”, ka shkruar Tahiri.

Tahiri ka sharë sot në kuvend, pasi u bë zhurmë.

Tahiri kishte harruar se e ka mikrofonin lëshuar dhe derisa godiste tavolinën e Kuvendit, u dëgjua të thotë: “A robt jau q*****”.

E për këtë kryeparlamentari Glauk Konjufca kërkoi nga ai që të kërkonte falje publike.

Abelard Tahiri shan LVV-në: Robët ia q****

 

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci