Presidenti i Ukrainës Volodymir Zelensky, tashmë ka filluar fjalimin e tij në Parlamentin e Shqipërisë.
Zelensky falenderoi Shqipërinë për pozicionimin e saj të qartë kundër Rusisë si edhe për ndihmat e ofruara nga Shqipëria për Ukrainën.
“Dje myslimanët festuar Fitër Bajramin. Ju uroj atë që të gjithë ukrainasit urojnë. Paqen, gjatë këtij muaji, ukrainasit nuk kanë pasur asnjë ditë paqe.” ishin fjalët e para të tij.
Më herët, Zelensky ka mbajtur fjalime edhe në Senatin amerikan si edhe në parlamente të tjera të shteteve të Bashkimit Europian. Ukraina ka gjetur mbështetje të madhe në Perëndim pas pushtimit rus.
