Të fundit

Kryeministri italian bën thirrje për anëtarësimin e Kosovës në BE

Tranzicioni i energjisë, digjitalizimi ose kostot që rezultojnë nga agresioni rus – si mund ta trajtojë Evropa së bashku, ishin propozimet që Mario Draghi i bëri para Parlamentit Evropian në Strasburg.

Mes tjerash, kryeministri italian, bëri thirrje që Bashkimi Evropian t’i kushtojë rëndësi serioze kërkesave të Kosovës dhe Bosnjës për anëtarësim.

Ai gjithashtu bëri thirrje që negociatat e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut të fillojnë menjëherë dhe të ripërtërijnë shtysën në bisedimet me Serbinë dhe Malin e Zi.

“Ne jemi për pranimin e të gjitha këtyre vendeve. Dhe ne duam Ukrainën në Bashkimin Evropian”, deklaroi ai, shkruajnë mediat italiane, transmeton Paparaci.

“Integrimi i plotë i vendeve me ambicie evropiane nuk përbën kërcënim për projektin evropian, por është pjesë e realizimit të tij”.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci