Të fundit

Lirohet Fjolla Morina, policia jep detaje

Këngëtarja Fjolla Morina është liruar nga Prokuroria Themelore e Prishtinës, e cila u arrestua gjatë ditës së sotme në Prishtinë.

Lajmin për Paparacin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

Sipas tij Fjolla është liruar me procedurë të rregullt pas arrestimit.

“Lidhur me personin e apostrofuar nga ana juaj, e njëjta është ndaluar për verifikim bazuar ne një urdhër aktiv ndërkombëtar dhe duke marr parasysh vendimet e organeve të drejtësisë, me urdhër te prokurorit e njëjta është lënë e lirë. Për detaje tjera luteni qe te ju adresoheni organeve te drejtësisë”, ka thënë Hoxha.

Ndërsa avokati i këngëtares në një përgjigje për Paparacin ka thënë se “Fjolla Morina nuk është arrestuar, ajo është shoqëruar në stacionin policor. Një zyre e bashkëpunimit juridik në Kosovë, nuk e ka shfuqizu urdhëresën e gjykatës e cila e ka refuzu ekstradimin, tash po presim njoftimin, Fjolla nuk është e arrestume”.

Fjolla Morina ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli, pasi mbi të rëndon akuza për trafikim të armëve dhe municionit në Shqipëri.

Arrestimi i Fjolla Morinës u bë në shtator të vitit 2020, në pikën e kalimit kufitar Morinë, ku këngëtares iu gjet një armë zjarri pistoletë tip “Zoraki” me 23 fishekë.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci