Të fundit

Kancelari gjerman do ta vizitojë Ballkanin në vjeshtë

Ministrja gjermane e Mbrojtjes, Christine Lambercht, ka njoftuar se kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, do ta vizitojë Ballkanin në vjeshtën e këtij viti.

Këto deklarata ajo i ka bërë në një konferencë të përbashkët me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Kancelari do të vijë në rajon në vjeshtë për të pasur një përshtypje për gjendjen në rajon dhe kjo rinisje e procesit është tejet e rëndësishme për dialogun dhe tërë procesin”, ka thënë Lambercht.

Scholz ka thënë edhe gjatë takimit me kryeministrin e Kosovës të mërkurën në Berlin, se së shpejti do ta vizitojë Kosovën, por pa bërë të ditur ndonjë periudhë të caktuar kohore.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci