Të fundit

Pas raportimeve për përçarje, Abdixhiku dhe Rama shihen bashkë

Kohëve të fundit është përfolur një përçarje në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK). Figurat kryesore të kësaj përçarje të raportuar në media janë udhëheqësit e partisë dhe kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i cili i fitoi zgjedhjet për Prishtinën nën logon e LDK.

Gazeta Nacionale ka raportuar Përparim Rama është bërë i padëgjueshëm ndaj kërkesave të partisë në menaxhimin e kryqytetit, duke krijuar një përplasje mes tij dhe anëtarëve të rëndësishëm të partisë.

Megjithatë, sot, Rama dhe Abdixhiku janë shfaqur së bashku.  Një fotografi të tyre e ka publikuar zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi, në lokalin “Soma”.

“Ditë me diell, sot – për Prishtinën e Kosovën”, ka shkruar Halimi.

Përparim Rama kishte nxitur një debat publik edhe me ish-kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, kur në një emision argëtues kishte thënë me mahi: “Kush është ky, a mos është këngëtar?”. Kjo kishte nxitur reagimin e Mustafës, i cili e kishte porositur atë që të fillonte me punë sa më shpejtë

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci