Të fundit

Hoxha: Në tepisonët e Kuvendit vazhdon të ndihet aroma e gazit lotsjellës që e hodhi VV-ja

Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha ka thënë se mjetet e të bërit politikë apo opozitë nuk i ka zbuluar Lëvizja Vetëvendosje.

Kjo deklaratë e ligjvënëses opozitare vjen pasi, siç tha ajo, e dëgjoi dikë duke thënë se PDK po e kopjon LVV-në e dikurshme kur ishte në opozitë.

Hoxh tha se mjetet e të bërit opozitë apo protestë ekzistojnë prej se “ne e njohim veten”.

“Unë sot e pata një moment qesharak, sepse dikush tha; mos na kopjoni. E çka nënkupton kopja? Sepse, mjetet e të bërit politikë, opozitë e protestuarit nuk i ka zbuluar Vetëvendosje. Ato ekzistojnë prej themelimit  prej se ne e njohim veten. Mos të flasim për neve që i kemi përjetuar të 90-at e që kemi protestuar me tematika të ndryshme dhe instrumente të ndryshme. Çdo protestë ka pasur simbolikën e vet”, u shpreh ajo.

Mes tjerash, Hoxha tha se PDK-ja nuk do të përdorë gjeste të pahijshme ndaj ndonjë institucioni të Kosovës.

Po ashtu, ajo tha se njeh deputetë të pushtetit  që kërkojnë të rinovohet pjesë të ndryshme të Kuvendit ku është hedhur gazi lotsjellës, vite më parë.

“Ne vijën e kemi të qartë që nuk përdorim as gjeste që shkojnë përtej asaj që ne mendojmë se duhet të përdoret ndaj një institucioni. Nuk hedhim shishe në drejtim të dikujt, dhe nuk hedhim asgjë ndaj dikujt si dhe nuk e pengojmë institucionin. Si për shembull, hedhja e gazit lotsjellës, unë njoh deputetë që sot flasin aty dhe kërkojnë të ndërrohen tepisonët e dikurshëm të Kuvendit sepse vazhdojnë me ndi aromën e gazit lotsjellës për shkak të shumësisë së gjuajtjeve, vazhdon të mbetet aty”, vijoi ajo në Kanal10.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci