Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka filluar vizitën zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë të ditur zyra e kryeministrisë të premten.
Gjatë qëndrimit në SHBA, kryeministri do të takohet me zyrtarë shtetërorë, udhëheqës të ndërmarrjeve, përfaqësues të organizatave, si dhe komunitetin shqiptaro-amerikan.
Sipas njoftimit, Kurti gjatë ditës së premte do të takohet me përfaqësuesit e Korporatës së Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).
Ndryshe, përveç shefit të ekzekutivit, sot për në SHBA ka udhëtuar edhe kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj.
Haradinaj do të qëndrojë nëntë ditë atje.
