Të fundit

Bush bisedon me Zelenskyn, e quan “Winston Churchill i kohës sonë”

Ish- presidenti i SHBA-ve, George Bush, ka bërë të ditur të enjten se është takuar virtualisht (përmes video-lidhjes) me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, të cilin ish-presidenti e quajti “Winston Churchill i kohës sonë”.

“Isha i nderuar të kaloja disa minuta duke biseduar me presidentin Zelensky – Winston Churchill të kohës sonë – këtë mëngjes. Falënderova Presidentin për udhëheqjen e tij, shembullin që po jep dhe përkushtimin e tij ndaj lirisë, dhe gjithashtu përshëndeta guximin e popullit ukrainas”, tha Bush në një deklaratë të shpërndarë përmes Qendrës së tij Presidenciale Xhorxh W. Bush.

“Biseda jonë është shumë e rëndësishme për mua, sepse ju jeni një shembull i një lideri të fortë”, i tha Zelensky ish-presidentit gjatë takimit.

Ai gjithashtu e ka ftuar George Bushin që të vizitojë Ukrainën, thuhet tutje nga zyra e tij.

Ky zhvillim vjen pasi Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar të rrisin mbështetjen financiare dhe ushtarake për Ukrainën në mes të pushtimit të vazhdueshëm rus.

Zyrtarët e mbrojtjes thanë të mërkurën se qindra forca ukrainase aktualisht po marrin trajnime për armë nga ushtria amerikane.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci