Të fundit

Ndërpritet gjyqi për vrasje, majmuni “vjedh” provat

Një gjyq për vrasje në Indi është pezulluar pasi një majmun vodhi një pjesë të mirë të provave. Sipas Times of India, majmumi kishte marrë disa prej tyre, përfshirë një thikë.

Gjatë seancës paraprake, policia pranoi se një majmun kishte marrë provat ndërsa po transportoheshin në gjykatë.

Rasti në fjalë ka të bëjë me vrasjen e Shashikant Sharma, trupi i të cilit u zbulua pranë stacionit të policisë Chandwaji në Jaipur, Rajasthan. Familja e tij e kishte raportuar të zhdukur tre ditë para se të gjendej trupi i tij. Pasi u gjet, ata protestuan duke bllokuar një rrugë kryesore në qark.

Nën presionin e komunitetit, policia arrestoi dy burra pesë ditë më vonë, të cilët u akuzuan për vrasje.

Provat kryesore në këtë rast, duke përfshirë një thikë që besohet se është përdorur nga të dyshuarit, u vendosën në një pako, gati për t’u përdorur në gjykatë kur çështja të shkonte në gjyq.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci