Të fundit

A do ta përfshijë Putini në luftë edhe Moldavinë?

Kjo pyetje bëhet qysh prej fillimit të agresionit rus në Ukrainë.

Atëbotë shumë analistë kanë paralajmëruar se Ukraina është vetëm fillimi, sidomos pasi është konsideruar se Ukraina nuk ka asnjë shans kundër fuqisë së dytë ushtarake në Botë.

Bëhej fjalë për Moldavinë, Gjeorgjinë, vendet baltike …. Mirëpo tani, përveç Moldavisë, shumë pak flitet për këto vende tjera.

Qysh në mars, ambasadori kroat në OKB Ivan Simonoviq ka thënë se Moldavia mund të jetë objektivi i ardhshëm i Rusisë. “Drejtimi i pushtimit rus në krahun e saj jugor, i cili tani po shkon drejt Nikolaevit dhe Odesës, është gjithashtu i mundur drejt Transnitrisë (Pridnjestrovlje), në fakt drejt territoreve të pushtuara të Moldavisë nën kontrollin e forcave pro-ruse, transmeton Paparaci.

“Sigurisht që as Moldavia nuk fle e qetë”, ka konstatuar Simonoviq.

Doli se ato fjalë ishin profetike sepse kohëve të fundit janë goditur ndërtesat qeveritare në Transnistri përmes shpërthimeve, por askush nuk ka marrë përgjegjësinë. Është sulmuar edhe fshati Chobasna, ku ndodhet depoja më e madhe e municioneve në Evropën Lindore.

Ministria rajonale e Punëve të Brendshme njoftoi se disa dronë kanë fluturuar mbi fshat gjatë natës dhe se janë nisur nga Ukraina. Rusia ka një kontingjent prej rreth 1.500 trupash në Transnistri, i cili ruan tonelata municione, të cilat ishin ruajtur atje para rënies së Bashkimit Sovjetik në  vitin 1991./Paparaci

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci