David Bennett vdiq dy muaj pas një operacioni novator në të cilin iu transplantua zemra e një derri të modifikuar gjenetikisht.
Pacienti 57-vjeçar, David Bennett, i cili mbijetoi dy muaj pasi iu nënshtrua një transplanti historik të zemrës së derrit, vdiq nga një virus i derrit, ka njoftuar kirurgu i transplantit.
Në janar, David Bennett, një punëtor i cili vuante nga zemra, iu nënshtrua një operacioni shumë eksperimental në qendrën mjekësore të Universitetit të Maryland , në të cilin mjekët transplantuan një zemër derri të modifikuar gjenetikisht tek ai.
Menjëherë pasi iu nënshtrua operacionit, Bennett vdiq në mars. Spitali thjesht tha se gjendja e tij ishte përkeqësuar gjatë javës, por nuk dha një shkak të saktë të vdekjes.
Muajin e kaluar, kirurgu i transplantit të Bennett, Bartley Griffith, zbuloi se zemra e derrit ishte e infektuar me një virus të derrit, i cili mund të ketë ndikuar në vdekjen e Bennett.
Në ditën e 43-të të eksperimentit, mjekët zbuluan se Bennett po merrte frymë me vështirësi
Në përpjekje për të luftuar infeksionin e Bennett duke mbajtur nën kontroll sistemin e tij imunitar, mjekët i dhanë një ilaç që ndonjëherë përdoret në pacientët me SIDA. Bennett shfaqi shenja shërimi pas 24 orësh para se gjendja e tij të përkeqësohej përsëri.
