Tre persona janë dërguar në emergjencën e spitalit si pasojë e aksidentit të ndodhur mbrëmë në rrugën Pejë-Deçan.
Bëhet fjalë për një vetaksident, ku vetura ka përfunduar në ara, në fshatin Raushiq.
Lajmi është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës.
“Rreth orës 23:45, policia është njoftu për një aksident në fshatin Raushiq. Me të arritur në vendin e ngjarjes është parë se ka qenë vetaksident. Personi që po drejtonte veturën e ka humb kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Tre persona kanë pësuar lëndime trupore dhe janë dërguar në në emergjencën e spitalit”, njofton Policia.
Pamje nga vendi i ngjarjes:
