Të fundit

Miratohet vendimi, Rama shpërblen me tokë komunale “Sunny Hill”-in e Lipës

Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar propozim-vendimin për dhënien e afër dy hektarëve tokë për shfrytëzim për 99 vjet kompanisë “Sunny Hill shpk”.

26 asamblista komunalë kanë votuar pro vendimit, 19 kundër dhe tre kanë abstenuar.

PDK-ja dhe LDK-ja kanë qenë pro këtij propozim-vendimi, ndërkaq AAK-ja dhe LVV-ja janë shprehur kundër marrëveshjes së arritur mes kryetarit Përparim Rama dhe kompanisë “The Sunny Hill” Sh.P.K..

Drejtoresha për Kulturë në Komunën e Prishtinës, Arta Balaj, ka deklaruar se kompanisë “Sunny Hill” do t’i jepen për shfrytëzim dy parcela.

Njëra prej tyre është me sipërfaqe 140 mijë e 162 metra katrorë, kurse tjetra parcelë kadastrale me sipërfaqe 129 mijë e 254 metra katrorë.

Balaj deklaroi se marrëveshja mes palëve është negociuar të premten pasdite, teksa shtoi se pjesë e marrëveshjes është edhe një hulumtim rreth imazhit dhe ndikimit ekonomik të këtij festivali në Prishtinë.

Sipas një dokumenti të publikuar, kompania “The Sunny Hill” Sh.P.K. ka të drejtë të shfrytëzoje tokën edhe organizime tjera, përveç festivalit të njohur Sunny Hill.

Ndërkohë, që sipas draft marrëveshjes vetë komuna këtë tokë ka të drejtë ta shfrytëzojë 60 ditë brenda vitit.

Kurse, në një njërën nga pikat theksohet se komuna e Prishtinës mund të fitojë vetëm 30% të hyra nga aktivitetet që i organizon në këtë hapësirë.

Rama negocion me “Sunny Hill”-in që t’i japë tokën e komunës për 99 vjet

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci