Të fundit

Republika Çeke zëvendëson Rusinë në Këshillin e të Drejtave të Njeriut në OKB

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së ka votuar me shumicë që Republika Çeke të zëvendësojë Rusinë në organizmin kryesor të organizatës botërore për të drejtat e njeriut.

Moska u pezullua nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut për akuzat për shkelje të tmerrshme të të drejtave nga ushtarët e saj në Ukrainë. Republika Çeke ishte kandidati i vetëm për vendin në organin prej 47 anëtarësh.

Vendet në panelin me bazë në Gjenevë janë të ndara midis grupeve rajonale dhe një zëvendësim për Rusinë duhej të vinte nga një vend i Evropës Lindore.

Në votimin e fshehtë të së martës, 180 nga 193 anëtarët e Asamblesë së Përgjithshme depozituan fletëvotimet. Rezultati ishte 157 vende në favor të Republikës Çeke dhe 23 abstenime.

Asambleja miratoi një rezolutë të iniciuar nga SHBA më 7 prill për të pezulluar Rusinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut me një votim 93-24 dhe 58 abstenime.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci