Të fundit

“Prishtina Parking” shpërblen me tender 1.5 mln euro kompaninë e sigurimeve

Ndërmarrja Publike Lokale “Prishtina Parking” ka shpërblyer me tender në vlerë 1.5 milionë euro kompaninë e sigurimit “Besa Security” për vendosjen dhe menaxhimin e kamerave për trafik në Komunën e Prishtinës.

Me procedurë të negociuar pa publikim të njoftimit për kontratë, të mbyllur, “Prishtina Parking” Sh.a. ka përzgjedhur “Besa Security” që të realizojë projektin e vendosjes dhe menaxhimit të kamerave në trafik.

Sipas të dhënave të publikuara në platformën e-prokurimi, ndërmarrja ka përzgjedhur fituesin e tenderit pas negocimit me vetëm një kompani, “Besa Security”.

Kontrata parashihet të zgjasë tri vjet, bazuar në Dosjen e Tenderit, raporton Paparaci.

Me projektin e vendosjes së kamerave në trafik, “Prishtina Parking” Sh.a. planifikon implementimin e sistemit automatik të gjobave në trafik për mbarëvajtjen e shpejtësisë së lejuar për qarkullim në rrugët e kryeqytetit, si dhe sistemin automatik të ndalimeve dhe parkimeve në vende të palejuara.

Po ashtu, projekti parasheh identifikimin e shkeljeve tjera të trafikut në udhëkryqet kryesore të Prishtinës dhe lehtësimin e lëvizjes së makinave dhe trafikut në përgjithësi.

Njoftimi për dhënie të kontratës është publikuar në Komisionin Rregullativ të Prokurimit Publik më 11 maj.

Tenderët një-burimor kufizojnë konkurrencën dhe rrisin mundësinë për çmime më të larta e për cilësi më të vogël. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci