Mbrëmë u mbajtë spektakli i madh i së premtes, për të përmbyllur kështu një javë tjëtër plot ndodhi e debate në Big Brother VIP.
Ndër momentet kulminante që shënojnë spektaklin e të premtes, janë eliminimet që bëhen nga votat e publikut. Dy të nominuarit e kësaj jave ishin Donald Veshaj dhe Ardit Çuni e që rezultoi me eliminimin e këtij të fundit.
Kjo është hera e dytë që Arditi eliminohet me votën e publikut, herën e parë ai u rikthye në shtëpi falë biletës kthyese që mori në studion e spektaklit, e cila i dha në shans të dytë për të vazhduar lojën brenda shtëpisë.
Kështu, Arditi bëhet banori i katërt që u eliminua përfundimisht nga shtëpia më e famshme në Shqipëri.
View this post on Instagram
