Marilia Mendonça, njëra nga këngëtaret më të famshme në Brazil, ka vdekur në moshën 26-vjeçare si pasojë e rrëzimit të aeroplanit me të cilin po fluturonte këngëtarja,
Katër persona tjerë, përfshirë dajën e saj, producentin e saj dhe dy anëtarë të ekuipazhit, gjithashtu vdiqën në aksidentin që ndodhi në një zonë rurale të rajonit juglindor brazilian, Minas Gerais.
Autoritetet braziliane i kanë nisur hetimet për ta zbuluar shkaktarin e rrëzimit të aeroplanit, shkruan BBC, transmeton Paparaci.
Një nga emrat më të mëdhenj të muzikës braziliane të njohur si “sertanejo”, Mendonça e filloi karrierën si adoleshente dhe u bë yll kombëtar në vitin 2016 me një hit. Ajo njihej edhe si “mbretëresha e vuajtjeve”.
Mendonça, e cila la një djalë dyvjeç, kishte planifikuar që të performonte në një koncert të premten në mbrëmje një qytetin Caratinga, vetëm 12 kilometra larg vendit të rrëzimit të aeroplanit.
