Tashmë Donald Veshaj dhe Bora Zemani janë bërë fjala kyçe mediave, sidomos kur Veshaj hyri në Big Brother dhe rrëfeu se pavarësisht që ishin të ndarë ai akoma ishte i dashuruar me Zemanin me të cilin kishte qenë në lidhje prej vitesh.
Pas kësaj, Bora hyri në shtëpi për tu përballur me Donaldin, e të cilët dhuruan shumë emocione në skenën romantike që bëri për vete publikun dhe u komentua pafund.
Ndërkohë, në spektaklin javor që u mbajt mbrëmë, ishte një datë e rëndësishme për çiftin, kjo sepse ata kishin përvjetorin e tretë të lidhjes. Me insistimin e prezantueses, Arbana Osmani, aktori tha se kjo ditë ishte e rëndësishme për të dhe madje ai i bëri një dhuratë të veçantë Borës.
Donaldi i kishte përgatitur dhuratë një qafore të cilën e vendosi në një kuti me ëmbëlsira dhe e hodhi përtej mureve të shtëpisë, që më vonë t’i dorëzohej Borës.
“Sot para tri vitesh, me datë 5, unë jam lidhur me Borën”, ka thënë Donaldi.
