Të fundit

Zelensky paralajmëron një sulm të ri rus mbi Ukrainë

Presidenti i Ukrainës. Volodymir Zelensky, ka paralajmëruar një tjetër sulm të rusëve mbi Donbas.

Sipas “tgcom24”, Zelensky ka thënë se nëse Putini do të ndërmarrë këtë hap, do të futet në një rrugë pa krye.

“Po përgatitemi për sulme të reja ruse në Donbas. Pushtuesit ende nuk duan të pranojnë se janë neutralizuar dhe i ashtuquajturi operacioni special ka dështuar. Populli do i shtyjë pushtuesit drejt njohjes së realitetit”, tha Presidenti rus.

Më tej Zelensky është shprehur se ukrainasit do të bëjnë gjithçka për flamurin ukrainas, ligjin dhe jetën në atë shtet.

Ndërkohë gjatë ditëve të fundit ka pasur disa zhvillime ndërkombëtare. Suedia dhe Finlanda kanë shprehur dëshirën për t’u anëtarësuar në NATO. Kryeministrat e të dyja vendeve kanë thënë se do të japin një kontribut të çmuar në aleancë dhe një anëtarësim i mundshëm, s’është parë me sy të mirë nga Kremlini.

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci