Të fundit

Irlanda merr kryesimin e Komitetit të Ministrave në Këshill të Evropës

Republika e Irlandës ka marrë kryesimin për gjashtë muajt e ardhshëm të Këshillit të Evropës, është vendosur sot në mbledhjen e Komitetit të Ministrave të KiE-së.

Lajmin e ka bërë të ditur Këshilli i Evropës në një njoftim për media, raporton Paparaci.

“Irlanda ka marrë kryesimin e radhës të Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës nga Italia në takimin vjetor të ministrave të jashtëm nga 46 vendet anëtare të organizatës”, thuhet në njoftim.

“Në dorëzim, kryetari në largim i Komitetit të Ministrave – Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar i Italisë, Luigi Di Maio – dha një pasqyrë të arritjeve të vendit të tij gjatë gjashtë muajve të fundit. Kryetari i ardhshëm – Ministri i Punëve të Jashtme i Irlandës, Simon Coveney – prezantoi prioritetet e Presidencës irlandeze, e cila do të zgjasë deri në nëntor”, vijon njoftimi.

Në këtë mbledhje të Komitetit të Ministrave të KiE-së nuk është vendosur në agjendë çështja e aplikimit të Kosovës në këtë organizatë.

Për këtë ka reaguar Partia Demokratike e Kosovës, e cila përmes deputetes Ariana Musliu-Shoshi akuzoi qeverinë për “fjetje në diplomaci”. Qeveria e Kosovës nuk është deklaruar rreth ngjarjes. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci