fbpx

Të fundit

Ndërron jetë komentatori i sportit, Kosta Grillo

Kosta Grillo, komentatori dhe gazetari i shquar i sportit në Shqipëri, ka vdekur sot në moshën 59-vjeçare si pasojë e virusit Covid-19.

Grillo vdiq në një spital në Turqi ku po trajtohet pas infektimit me koronavirus.

Ai ishte dërguar për mjekim të specializuar në Turqi, gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar dukshëm në Spitalin Infektiv në Tiranë.

Beteja në spitalet e Stambollit ka vijuar për ditë të tëra, në emër të jetës, por në fund është humbur.

Të afërmit, kolegët, miqtë dhe shokët kanë mbetur të tronditur nga lajmi që kanë marrë sot. Komentit sportiv në televizionet shqiptare do t’i mungojë një zë i veçantë e kompetent.

 

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci