Të fundit

Snowden: Mos e përdorni WhatsApp-in, ka një alternativë më të mirë

Situata me rënien e Facebook, Instagram dhe WhatsApp u komentua nga sinjalizuesi i famshëm amerikan, Edward Snowden.

Ai tha në Twitter se përdoruesit duhet të përdorin aplikacione alternative të mesazheve në vend të WhatsApp-it, që është në pronësi të Facebook. Ai tha se rënia e këtyre rrjeteve sociale është kujtesë se njerëzit duhet ta përdorin një aplikacion jo-fitimprurës si Signal.

“Rënia e Whatsapp=it që është në pronësi të Facebook është kujtesë se ju dhe miqtë tuaj ndoshta duhet ta përdorni një alternativë më private, jofitimprurëse si Signali gjithsesi. Është falas dhe duhen rreth 30 sekonda për ta ndërruar”, shkroi Snowden.

Në një postim tjetër, ai tha se Facebook dhe Instagram ranë në mënyrë misterioze dhe se bota u bë “një vend më i shëndetshëm”.

Snowden shkroi më herët në Twitter se Signal është një aplikacion shumë më i sigurt për t’u përdorur sesa WhatsApp.

Snowden u bë i famshëm pasi zbuloi dokumente sekrete amerikane që tregonin ekzistencën e një numri të madh të projekteve sekrete.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci