Të fundit

Hill: Në dialogun Kosovë – Serbi duhet të jenë prezente të gjitha elementet

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka folur për raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai tha se mënyra e duhur për t’i zgjidhur problemet mes Kosovës e Serbisë është dialogu me ndërmjetësimin e BE-së në Bruksel, teksa shtoi se në tryezën e bisedimeve duhet të jenë të gjitha elementet.

“Nuk mund të flitet “dua të flas për këtë, por nuk do të flas për këtë”, por ende nuk e kamë parë angazhimin e të dy palëve për këtë”, ka thënë Hill, shkruan N1.

Tutje, Hill tha se është i dekurajuar kur sheh që njëra palë dëshiron diçka, ndërsa pala tjetër nuk do që për të njëjtën të flitet në tavolinë.

Më tej, ai ka folur edhe për situatën në Ukrainë, teksa shtoi se Ukraina dhe Kosova janë “situata shumë të ndryshme”, ku bëri thirrje që ajo që ka ndodhur në Kosovë më 1999, të mos lidhet me atë që po ndodh sot në Ukrainë.

Ai foli edhe për situatën e shtetit serb, ku tha se është momenti që Serbia ta zgjedh veç një rrugë, atë drejt Perëndimit.

“Serbët duhet ta vendosin këtë, dhe mendoj se kanë vendosur që e ardhmja e tyre të jetë në Perëndim dhe jo në ndonjë Lindje të padefinuar. Të gjitha këto i them në bazë të asaj që dëgjoj çdo ditë nga njerëzit, por edhe në bazë të deklaratave. nga presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq”, tha Hill.

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci