Të fundit

Fjalimi i saj në KS të OKB-së, Vjosa Osmani: E kemi të thënë të vërtetën

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për prezencën e katër grave heroina të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.

Osmani ka thënë se në Këshill është thënë vetëm e vërteta para syve të gjithë botës.

Sipas saj të vërtetën nuk mundet ta sulmojë e mohojë askush, e as Serbia.

Osmani tha se krejt çfarë ka bërë në mbledhjen e KS të KB e ka thënë të vërtetën

“E kemi thënë vetëm të vërtetën para syve të botës dhe nuk mundet askush ta sulmojë as ta mohoj, e as Serbia. Të gjitha gjërat që kam thënë në seancë janë të gjitha të konfirmuara nga raportet ndërkombëtare dhe vendimet e gjykatave ndërkombëtare”, ka thënë Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, bashkë me Fahrije Hotin, Vasfije Krasniqin, Elhame Muqollin dhe Shyhrete Tahirin, kanë marrë pjesë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Vuçiq tha se në mbledhjen e OKB-së janë sjellë njerëz që nuk janë pjesë e mbledhjes dhe se Osmani sipas tij i ka sjellur për ta fajësuar Serbinë. Ndërkaq, presidentja duke e quajtur përgjigjen e Vuçiqit propagandë tha se gratë e dhunuara në Kosovë janë avokate dhe kanë kapacitet për të qenë pjesëtare të kabinetit të saj.

Video nga Paradoks

Çka ka Mërgimi kundër LGBT? Sami Lushtaku tregon rastin, befason me qëndrimin e tij për martesat mes sek*sit të njejtë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci