Të fundit

​Besnik Bislimi paralajmëron plan B për targat

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka paralajmëruar një plan B për çështjen e targave të automjeteve me Serbinë.

Ai ka thënë se të njëjtin do t’ia paraqesin edhe vendeve të QUINT-it dhe më pas do të japin afat 30 ditë para zbatimit në terren.

Kryenegociatori për dialogun me Serbinë, duke raportuar në Komisionin për Punë të Jashtme ka thënë se pala serbe nuk ka vullnet për arritjen e një ujdie për targat.

“Ka qenë kërkesë e palës serbe që t’iu ofrohen edhe gjashtë muaj shtesë me arsyetimin se Serbia ndodhet në fazë delikate të krijimit të institucioneve, rrjedhimisht e kanë të pamundur të jenë aktiv në dialog. Nga këta gjashtë muaj kanë kërkuar që katër të jenë periudhë pushimi ku nuk do të diskutohet për çështjen e targave dhe pastaj dy muaj për negocim”.

“Neve kjo na është dukur jo serioze… Tash dakordimi është që ne të përgatisim një plan B për çështjen e targave dhe pastaj ta prezantojmë para vendeve të QUINT-it dhe të ketë 30 ditë afat para se të fillojë zbatimi i planit B”, deklaroi Bislimi.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci