Zyra e Rregullatorit për Energji thotë se ka marrë aktvendimin e Apelit për pezullimin e vendimit për shtrenjtimin e rrymës. Mirëpo, ka dalë me njoftim për të treguar se nuk po di se si ta zbatojë aktvendimin e Gjykatës.
ZRRE-ja thotë se e ka të paqartë se si duhet ta zbatojë aktvendimin, sipas së cilit i kërkohet ta pezullojë vendimin për tarifat.
“Duke qenë se Aktvendimet nuk përmbajnë sqarime se si të zbatohen ato, duke krijuar paqartësi të mëdha të zbatimit, ZRRE i është drejtuar Gjykatave kompetente për udhëzime se si të zbatohet Aktvendimi për Shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit për tarifat me pakicë të energjisë elektrike.
Pas ankesës në Apel për Aktvendimin e Gjykatës Themelore, ZRRE-ja njofton se i është drejtuar edhe Gjykatës Supreme.
Zyra e Rregullatorit e citon KOSTT-in se “rrezikon sigurinë e furnizimit me energji elektrike”.
