Të fundit

Kurti pas aksionit antidrogë në Veri: Krimi do të luftohet pa ndërprerje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është deklaruar lidhur me aksionin e sotëm policor në veri.

Ai në Twitter ka shkruar se krimi do të luftohet pa ndërprerje, përcjell Paparaci.

Tutje ai ka shtuar doganierët dhe policët pavarësisht të shtënave që pati sot ndaj tyre janë të vendosur të vazhdojnë punën e tyre.

“Krimi do të luftohet pa ndërprerje. Në Izvor, një qytet në veri të Kosovës, policia jonë gjeti një laborator të kultivimit së marihuanës me mbi 10,000 bimë ilegale. Të shtëna pati mbi oficerët e policisë dhe doganave, por ata janë të vendosur të vazhdojnë punën e tyre. Faleminderit për shërbimin tuaj”, shkruan ai në Twitter.

Kujtojmë se më herët ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka bërë të ditur se Policia ka zbuluar laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10 mijë fije bimë të gatshme për t’u shitur ilegalisht në treg.

“Në afërsi të kufirit me Serbinë, në vendin Izvor, në veri të Kosovës, policia zbuloi laboratorin e kultivimit të marihuanës me mbi 10.000 fije bimë të gatshme për tu shitur ilegalisht në treg”, ka shkruar ai në një postim në rrjetin social Facebook.

Ai ka konfirmuar se gjatë aksionit zyrtarët policor janë gjuajtur me armë zjarri.

“Përgjatë këtij aksioni zyrtarët e policisë dhe doganave janë gjuajtur me armë zjarri por aksioni po vazhdon me sukses pa asnjë lëndim apo dëm material”, shtoi ai.

Policia kap drogë në veri, Sveçla jep detaje përsëri

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci