Të fundit

Komuna e Istogut angazhoi 22 zyrtarë pa procedura të prokurimit

Komuna e Istogut kishte angazhuar 22 zyrtarë pa udhëhequr procedurë të prokurimit në vitin 2021.

Sipas raportit të Auditorit të Përgjithshëm, mos-zbatimi i kritereve të përcaktuara ligjore për angazhimin e personave me Marrëveshje për Shërbime të Veçanta, mund të ndikojë në diskriminimin e të tjerëve, raporton Paparaci.

Zyra Kombëtare e Audimit ka publikuar raportin e Auditimit për Pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Istogut për vitin 2021.

Në një prej gjetjeve të auditorit është se në këtë komunë janë angazhuar 22 zyrtarë me Marrëveshje për Shërbime të Veçanta.

Nga ky numër, 21 persona ishin të angazhuar edhe në vitin 2020. Megjithëse, këto marrëveshje janë vazhduar edhe gjatë vitit 2021, por pa procedurë të prokurimit.

Ata ishin angazhuar në pozitat si zyrtar për tatim në pronë, për siguri të Teknologjisë Informative, zjarrfikës, inspektor i komunikacionit rrugor, doktor i mjekësisë familjare, etj..

Megjithatë, sipas menaxhmentit, arsyeja përse nuk i kanë zhvilluar procedurat e prokurimit, ishte se këta zyrtarë qenë të angazhuar edhe më parë, ku janë zhvilluar procedura të thjeshtuara të rekrutimit.

“Moszbatimi i kritereve të përcaktuara ligjore për angazhimin e personave me marrëveshje për shërbime të veçanta, mund të cenon parimin e konkurrencës, transparencës si dhe mund të ndikoj në diskriminimin e të tjerëve”, thuhet në raportin e Auditorit.

Sidoqoftë, në një rast të angazhimit me Marrëveshje për Shërbime të Veçanta në vitin 2021 për pozitën zyrtar për subvencione, ishin zbatuar procedurat e rekrutimit sipas Ligjit të shërbimit civil dhe jo ai për zyrtarët publikë.

Auditori Gjeneral ka rekomanduar që kryetari duhet të sigurojë se janë ndjekur të gjitha procedurat dhe hapat e prokurimit në angazhimin e kontraktorëve individual për shërbime të veçanta, “duke u kujdesur që personeli i angazhuar do të jetë për pozita jo të rregullta”.

Aktualisht kryetar i Istogut është Ilir Ferati nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Këtu mund ta gjeni të plotë raportin e ZKA-së për Komunën e Istogut.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci