Të fundit

Soros: Për të ruajtur qytetërimin tonë duhet të mposhtet Putini

Miliarderi amerikan George Soros ka paralajmëruar se “civilizimi mund të mos mbijetojë” pas pushtimit rus duke theksuar se ky mund të jetë fillimi i Luftës së Tretë Botërore.

Sipas filantropistit dhe investitorit lufta në thelb e ka tronditur Evropën. Ai i bëri thirrje botës të përdorë çdo mundësi që ka për të çuar në përfundimin e luftës sa më shpejt.

“Mënyra më e mirë dhe ndoshta e vetmja për të ruajtur qytetërimin tonë është të mposhtim Putinin sa më shpejt të jetë e mundur,” tha ai.

Soros foli gjithashtu dhe për çështjen e gazit rus në Evropë duke thënë se Evropa është në një pozicion më të favorshëm sesa mendon.

“Putini e ka vendosur gazin rus në depo në vend duke mos e eksportuar atë në Europë. Por deri në korrik Rusia nuk do të ketë më vend depozitimi të gazit, duke u detyruar kështu për ta shitur në Evropë, si i tregu i saj i vetëm, deklaroi Soros.

Sipas tij Putini mund të ketë patur sukses në shantazhin e tij ndaj Evropës duke përdorur gazin, por një gjë e tillë mund t’i kthehet atij në dobësi.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci