Të fundit

76 persona të zhdukur pasi një varkë me emigrantë u fundos në Tunizi

76 persona u zhdukën pasi një varkë e mbushur me emigrantë u mbyt jashtë Tunizisë të mërkurën, tha Organizata Ndërkombëtare për Migracion, pasi shifrat e personave që rrezikojnë kalimin në këtë mënyrë drejt Evropës po rriten.

IOM tha se 24 persona ishin shpëtuar nga anija e cila ishte nisur nga plazhet e Zaëaras në Libi dhe u fundos në brigjet e Sfaxit, shkruan Reuters.

Në muajt e fundit, dhjetëra njerëz janë mbytur në brigjet e Tunizisë, me një rritje të frekuencës së tentativave për kalime nga Tunizia dhe Libia drejt Italisë.

Qindra mijëra njerëz kanë bërë kalimin e rrezikshëm të Mesdheut vitet e fundit.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci