Të fundit

Ministri Mehaj pritet nga ambasadori Hovenier, flasin për sigurinë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj ka njoftuar se sot është pritur në takim nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ai tha se përveç diskutimit mbi situatën e sigurisë, ambasadorit Hovenier i shprehu mirënjohjen e thellë për ShBA-në në mbështetjen e pazëvendësueshme për Kosovën në ndërtimin, zhvillimin dhe avancimin e gjithëmbarshëm të Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së.

“Gjithashtu, i ritheksova faktin e fuqishëm se mbështetja e deritashme e SHBA-së ka qenë dhe është jetike në zhvillimin e aftësive dhe kapaciteteve operacionale të ndërveprueshme me forcat aleate të vendeve partnere dhe anëtare të NATO-së”, shkroi ai Mehaj në Facebook.

Gjithashtu, ministri Mehaj tha se e njoftoi atë me nivelin e përgatitjeve për Stërvitjen “Defender-Europe’23” në bashkëpunim dhe koordinim të plotë me SHBA-në dhe vendet tjera aleate, si dhe vullnetin e gatishmërinë e plotë për pjesëmarrje në operacionet e përbashkëta paqeruajtëse.

“Nga ana e tij, ambasadori Hovenier, duke shprehur mirënjohjen për mbështetjen në operacionin humanitar për evakuimin e afganëve, premtoi se SHBA, përmes bashkëpunimit me Gardën Kombëtare të Iowa-s dhe programeve tjera, sikur edhe deri më tash, do të vazhdojë partneritetin e fuqishëm me Ministrinë e Mbrojtjes dhe FSK-në”.

“Në fund, të dy ishim të një qëndrimi që të intensifikohet edhe më tej bashkëpunimi bilateral në mes dy vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes në shërbim të paqes, stabilitetit dhe sigurisë rajonale dhe më gjerë”, përfundoi Mehaj.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci