Të fundit

Investitorët e Twitter padisin Elon Musk

investitorët në Twitter po padisin Elon Musk dhe platformën e mediave sociale për trajtimin e ofertës së miliarderit prej 44 miliardë dollarësh për kompaninë.

Sipas pretendimeve të tyre, ai ka shkelur ligjet e korporatave të Kalifornisë në një sërë mënyrash.

Ata akuzojnë shefin e Teslas për “sjellje të gabuar pasi deklaratat e tij të rreme dhe manipulimi i tregut kanë krijuar kaos” në selinë e Twitter në San Francisko”.
Aksionet e Twitter janë rreth 27% më të ulëta se çmimi i ofertës prej 54,20 dollarësh të  Musk.

Në padi thuhet se Musk përfitoi financiarisht duke vonuar zbulimin e aksioneve të tij të rëndësishme në Twitter dhe planin e tij për t’u bërë anëtar bordi i kompanisë.

Sipas paditësve, disa postime në Twitter të postuara nga Musk, i cili është një përdorues i rregullt i TWitter me më shumë se 95 milionë ndjekës, ishin “mashtruese”.

Kjo përfshinte një postim në të cilin Musk tha se oferta e tij për marrjen e firmës së mediave sociale ishte në pritje për shkak të dyshimeve të tij mbi numrin e llogarive të rreme në platformë.

Tweet-i i 13 majit “përbënte një përpjekje për të manipuluar tregun për aksionet e Twitter-it pasi ai dinte për llogaritë e rreme”, thuhej në padi./A2CNN

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci