Të fundit

Kanadaja ndalon shitblerjen e armëve

Kanadaja duhet të vendosë një ndalim total për shitblerjen e të gjitha armëve, deklaroi kryeministri Justin Trudeau, sipas BBC.

Qeveria e tij po propozon një ligj të ri që do të ngrijë pronësinë private të të gjitha armëve të zjarrit me tytë të shkurtër.

Legjislacioni nuk do ta ndalojë plotësisht pronësinë e armëve, por do ta bëjë të paligjshme blerjen e tyre.

Propozimi i Trudeau vjen disa ditë pas të shtënave vdekjeprurëse në një shkollë fillore në Teksas, në SHBA, ku u vranë 21 persona.

Projektligji, i cili u prezantua në parlamentin e Kanadasë të hënën, e bën të pamundur blerjen, shitjen, transferimin ose importimin e armëve kudo në vend.

“Përveç përdorimit të armëve të zjarrit për sport dhe gjueti, nuk ka asnjë arsye që dikush në Kanada të ketë nevojë për armë në jetën e tij të përditshme”, tha Trudeau.

Kjo shënon përpjekjen më ambicioze të qeverisë së tij për të kufizuar aksesin në armë zjarri.

Projektligji do të kërkonte gjithashtu që karikatorët e pushkëve të rikonfiguroheshin në mënyrë që të mund të mbajnë jo më shumë se pesë fishekë në të njëjtën kohë.

Ndryshe nga SHBA, zotërimi i armëve nuk është i sanksionuar në kushtetutën e Kanadasë, por armët e zjarrit janë ende në përdorim, veçanërisht në pjesët rurale të vendit.

Kanadaja tashmë ka rregulla më të rrepta për zotërimin e armëve sesa fqinji i saj jugor dhe regjistron më pak incidente me armë zjarri.

Në prill 2020, një person i armatosur, i paraqitur si oficer policie, vrau 22 persona gjatë të shtënave në Nova Scotia, më vdekjeprurësit në historinë e Kanadasë.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci