Të fundit

Samiti i Bërdos – thirrja e Borrell për Kosovën dhe Serbinë

Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell tha sot në Bërdo të Sllovenisë se Kosova dhe Serbia duhet ta vazhdojnë dialogun dhe “t’i lënë mënjanë dallimet”.

“Procesi i zgjerimit kërkon që dallimet të lihen mënjanë”, tha Borrell pasi mbërriti në samitin BE-Ballkani Perëndimor.

Borrell deklaroi se vendet kandidate për anëtarësim duhet t’i zbatojnë reformat dhe se anëtarët dhe institucionet e BE-së duhet t’i përmbushin detyrimet e tyre.
“BE-ja duhet ta mbajë një vazhdimësi të besueshme të procesit të zgjerimit”, tha Borrell.

Ai shtoi se vendet që dëshirojnë të bëhen anëtare duhet të përafrohen me politikën e jashtme të BE-së në mënyrë që t’i trajtojnë sfidat e përbashkëta.

Video nga Paradoks

Zana Avdiu shuan kurreshtjen, tregon se a ka të dashur - flet për martesë e fëmijë

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci