Të fundit

Putin nënshkruan dekretin, çfarë do të ndodh me fëmijët ukrainas?

Vladimir Putin ka nënshkruar një dekret i cili thjeshton procesin e marrjes së shtetësisë ruse për fëmijët ukrainas që janë jetimë ose që aktualisht pa kujdes prindëror. Lajmi është bërë me dije nga gazetarja ukrainase Anastasiia Lapatina.

Një dekret i tillë i referohet më shumë rajonit të Donbasit, por nuk përjashton edhe fëmijët ukrainas që nuk jetojnë në këtë zonë.

Në një postim në rrjetet sociale, gazetarja ngre alarmin në lidhje me faktin që sipas të dhënave të ofruara nga autoritetet ukrainase, Moska ka depërtuar tashmë rreth 2 mijë jetimë në territoret e kontrolluara nga Rusia, shqetësim ky që në fakt është shprehur shumë herë nga ukrainasit.

Për këtë ka reaguar edhe ish zëdhënësja e presidentit të Ukrainës, Iuliia Mendel, e cila e ka quajtur ngjarjen një rast të rrëmbimit.

“A nuk është ky një version i rrëmbimit? Vladimir Putin, nënshkroi një dekret për lehtësimin e marrjes së shtetësisë ruse për jetimët ukrainas apo atyre pa kujdes prindëror, veçanërisht në territoret e pushtuara”, ka shkruar ajo në një postim në Twitter.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci