Të fundit

Takimi me Putinin, Zelensky pranon propozimin e Erdoganit

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, pranoi propozimin e homologut të tij turk, Recep Tayyip Erdogan, për të organizuar një takim me presidentin rus, Vladimir Putin.

Kështu ka raportuar edicioni ukrainas i gazetës “Vesti”, duke cituar zëdhënësin e presidentit ukrainas, Serhiy Nikiforov.

Gazeta thekson se ka kontaktuar Nikiforovin, i cili në një koment ka shpjeguar se “formati i bisedimeve ende nuk është diskutuar”, por “është një çështje e marrëveshjes në parim për këtë takim”.

Një ditë më parë, presidenti rus Vladimir Putin refuzoi propozimin e homologut turk për një takim me presidentin ukrainas. Ndërkohë ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, do të udhëtojë në Turqi për të diskutuar korridore të sigurta për kalimin e grurit. /a2news

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci