Të fundit

Suedia do të dërgojë raketa anti-anije në Ukrainë

Suedia ka bërë të ditur se do të dërgojë armë shtesë për forcat e Ukrainës, në një paketë të re me vlerë rreth 102 milion dollarë, duke përfshirë raketa kundër anijeve bregdetare, njoftoi BBC-ja të enjten.

Raketat Robot 17 të prodhimit suedez, plus 5.000 raketa antitanke dhe pushkë sulmi AG 90 janë armë të dërguara tashmë nga Suedia në Ukrainë.

Danimarka ka dërguar raketa anti-anije Harpoon në Ukrainë, e cila po forcon mbrojtjen e Odesës, një port jetik për vendin.

Rusia pushtoi portin e Mariupolit – tashmë i rrënuar, pas muajsh luftimesh të ashpra.

Nisja e pushtimit rus në Ukrainë e shtyu Suedinë të thyente një politikë neutraliteti që daton prej dekadash. Më parë Suedia nuk u dërgonte armë kombeve në luftë.

Muajin e kaluar Suedia dhe Finlanda fqinje, vendosën të aplikojnë për anëtarësim në NATO.

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci