Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka thënë se forcat ruse kanë kapur 20 për qind të territorit ukrainas.
Ai u shpreh se të gjitha formacionet ushtarake ruse të gatshme për luftim janë të përfshira në këtë agresion.
Forcat ruse kanë intensifikuar sulmet në qytetin Severodonetsk në rajonin lindor të Donbasit, raporton BBC, transmeton Klankosova.tv.
Zyrtarët e mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar kanë thënë se Rusia ka pushtuar pjesën më të madhe të qytetit.
Severodonetsk është qyteti më lindor nën kontrollin e Ukrainës dhe guvernatori rajonal Serhiy Haidai tha se Rusia po përpiqej të thyente mbrojtjen në qytet nga të gjitha drejtimet.
Megjithatë, ai u shpreh se trupat ukrainase po kryenin kundërsulme, “duke zmbrapsur armikun në disa rrugë dhe duke marrë disa të burgosur”.
