Të fundit

Naftëtarët i qesin kushte qeverisë: Përndryshe do t’i mbyllim të gjitha pikat

Shoqata e Naftëtarëve kanë kundërshtuar draft-vendimin e Qeverisë së Kosovës për vendosjen e një marzhe të re fitimi për kompanitë e naftës, derisa kanë paralajmëruar se në qoftë se vendimi bëhet i plotëfuqishëm, naftëtarët mund t’i mbyllin të gjitha pikat e tyre.

Në një letër drejtuar Qeverisë së Kosovës pas mbledhjes së sotme të përfaqësuesve të kompanive të naftës, Shoqata e Naftëtarëve ka thënë se është kundër vendimeve arbitrare të qeverisë në tregun e naftës.

Naftëtarët kanë thënë se e përkrahin uljen e akcizës dhe TVSH-së në produktet e naftës, dy masa të cilat janë vendosur po ashtu në vendet e rajonit.

“Qeveria, nëse me të vërtetë është e interesuar të mbroj konsumatorin, do të ishte e pritshme të reagonte njëlloj me Qeveritë e vendeve të rajonit dhe BE-së, nëpërmjet uljes së akcizës dhe/ose TVSH-së për produktet e naftës”, thuhet në reagim.

Në letër, thuhet se Shoqata është informuar për propozim-vendimin e ri të Qeverisë për kufizimin e marzhës pa asnjë analizë të impaktit të vendimit të parë dhe pa asnjë justifikim të arsyeshmërisë së propozim vendimit të ri, duke detyruar që kompanitë sërish të punojnë me humbje.

Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) dje ka thënë se është duke punuar për vendimin e ri për rregullimin e çmimeve të naftës që do të “mbrojë konsumatorët dhe konkurrencën sipas ligjit”.

Portali Buletini Ekonomik, bazuar në një draft të këtij vendimi, ka raportuar se ai parasheh kufizime në fitimet e naftëtarëve.

Së paku 2 deri 3 centë do të jetë fitimi për një litër naftë për shitësit me shumicë, ndërsa 6-10 centë do të jetë fitimi për litër për shitësit me pakicë.

Ndërsa 10 centë për litër do të jetë fitimi për shitje me pakicë për subjektet që nuk janë importuese. /Paparaci.com

Video nga Paradoks

"Kom rrudha, s'kom hundë perfekte": Deputetja e PDK-së tregon a ka ndërhyrje estetike, flet edhe për debatet - "Meniher ta tregoj Arianën e egër"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci