Të fundit

Konfirmohet ftesa: Kurti në Samitin e njëjtë me zv/presidenten Harris

Tridhjetë krerë shtetesh dhe qeverish, duke përfshirë nënpresidenten amerikane Kamala Harris, kanë pranuar ftesë të jenë të pranishëm të enjten dhe të premten në Forumin e Paqes në Paris.

Në mesin e liderëve të ftuar figuron edhe emri i Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, njoftoi Zyra e Presidentit të Francës të hënën.

Njoftimi i dal nga Pallati Elize, konfirmon se në forumin që do të mbahet të enjten dhe të premten do të jenë rreth 450 pjesëmarrës në tërësi, përfshirë 30 liderë vendesh, raporton Paparaci.

“Në total, 450 pjesëmarrës priten të jenë prezent, duke përfshirë rreth tridhjetë krerë shtetesh dhe qeverish”, tha presidenca franceze të hënën.

Sipas njoftimit të Elizesë, disa prej liderëve do të marrin pjesë edhe në Konferencën Ndërkombëtare për Libinë që mbahet të premten në Paris.

Ky forum është iniciuar tri vjet më parë nga presidenti Emannuel Macron.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci