Të fundit

Policia kroate: Arrestohet një shtetas serb i dyshuar se ka kryer krime lufte

Policia kroate njoftoi se ka arrestuar një shtetas 72-vjeçar me nënshtetësi kroate dhe serbe, nën dyshimin se në vitin 1992 ka kryer krim lufte ndaj popullsisë civile.

Ai dyshohet se më 21 janar 1992, në Podudbinë, ka kryer një krim lufte në dëm të një civili të lindur në vitin 1964, gjatë konfliktit të armatosur ndërmjet njësive të rregullta të Ushtrisë dhe Policisë Kroate dhe njësive të ushtrisë së Republikës Serbe të Krajinës, si dhe formacioneve paraushtarake të ashtuquajtura “Martiqevci”, shkruan portali kroat “Index.hr”. transmeton Paparaci.

Policia thekson se i dyshuari ka shkelur rregullat e së drejtës ndërkombëtare, sipas të cilave popullsia civile dhe personat civilë gëzojnë mbrojtje të përgjithshme nga rreziqet që rrjedhin nga operacionet ushtarake dhe nuk duhet të jenë objekt sulmesh.

Sipas policisë, i dyshuari, në cilësinë e pjesëtarit të policisë ushtarake në përbërje të ushtrisë së Republikës Serbe të Krajinës, ka zhbllokuar dhomën ku mbahej i ndaluar personi i dëmtuar dhe e ka sulmuar fizikisht atë. Pas lirimit të tij, i ka drejtuar edhe kërcënime serioze.

Pas përfundimit të hetimeve, i dyshuari është dërguar në paraburgim, ndërsa Prokurorisë Shtetërore të Qarkut në Rijekë i është dorëzuar plotësimi i kallëzimit penal./Paparaci.com

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci