Të fundit

Stoltenberg: Përplasjet mes Greqisë dhe Turqisë nuk duhet të përsëriten

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka komentuar tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, dy vendet anëtare të aleancës. Në një intervistë për mediat grekee, Stoltenberg ndër të tjera ka nënvizuar rolin pozitiv të Greqisë për krizën aktuale në Ukrainë dhe Evropë , duke e quajtur atë një “shtyllë të stabilitetit” dhe një “aleat të besueshëm” të NATO-s.

Për çështjen e mosmarrëveshjeve greko-turke, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s rekomandon dialog, por në të njëjtën kohë thekson se në rrethanat e vështira aktuale, aleatët nuk duhet të bëjnë deklarata apo veprime provokuese.

“NATO është një Aleancë prej 30 vendesh, me gjeografi, histori dhe parti të ndryshme politike. Nuk duhet të habitemi që ndonjëherë ka mosmarrëveshje të forta mes vendeve tona. Por pikëpamjet dhe debatet e ndryshme janë një pjesë thelbësore e demokracive tona. Si Greqia ashtu edhe Turqia kanë qenë aleatë të përkushtuar për dekada dhe çdo ditë , Greqia dhe Turqia punojnë së bashku në NATO, së bashku me 28 aleatë të tjerë, për të përballuar sfidat më urgjente të sigurisë. Ne i bëjmë thirrje Greqisë dhe Turqisë që të zgjidhin mosmarrëveshjet e tyre në Egje në një frymë besimi dhe solidariteti aleat”, tha ai.

Nga ana tjetër, ai theksoi nevojën për gjetjen e një zgjidhjeje për anëtarësimin e menjëhershëm të Finlandës dhe Suedisë në NATO, duke gjetur përgjigjet e duhura për shqetësimet e Turqisë për terrorizmin.

Ndërsa njofton se NATO, përmes Doktrinës së re Strategjike, do të kërkojë të forcojë unitetin e saj dhe të gjejë zgjidhje për problemet dhe sfidat e shumta komplekse të epokës së re të sigurisë. /abcnews.al

Video nga Paradoks

VV SHOW - A ma shumë ka gjasa që LDK të bëjë kualicion me Vetvendosjen, apo të rrëzohet Abdixhiku

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci