Të fundit

Kush është drejtori i ri i AKP-së, vëllai i përkrahësit të LVV-së që ligjëron në Harvard?

Arben Limani të mërkurën u emërua në një pozitë tejet të rëndësishme në Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Zyrtari moçëm i AKP-së është vëllai i Faton Limanit, një ligjëruesi në Universitetin e Harvardit në ShBA, i cili ka përkrahur ngjitjen në pushtet të Albin Kurtit dhe Lëvizjes Vetëvendosje, raporton Paparaci.

Bordi i AKP-së sot bëri të ditur se e ka zgjedhur Arben Limanin drejtor menaxhues në këtë institucion.

Limani, që pasuri të paluajtshme të deklaruar në Agjencinë Anti-Korrupsion ka 209 mijë euro, sipas njoftimit të AKP-së, ka përvojë pune 20-vjeçare në sektorin privat dhe publik, me specializim në zhvillimin dhe zbatimin e politikave publike, të mbështetura me edukim të lartë në shkencat juridike brenda dhe jashtë vendit.

I njëjti, është angazhuar në Agjencinë Kosovare të Privatizimit që nga viti 2009, ndërsa ka mbajtur edhe pozitën e drejtorit të Sekretarisë Ekzekutive të Bordit të Drejtorëve nga viti 2011.

Arben Limani, drejtori menaxhues i AKP-së

Megjithatë, në formularin e pasurisë, Limani thotë se i ka 2 mijë 198 euro nëpër banka dhe rreth 12 mijë të tjera në emër të bashkëshortes së tij. Paga e tij vjetore, sipas AKK-së është 33 mijë e 800 euro

Pasuria e drejtorit të ri menaxhues të AKP-së, Arben Limani, të deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit

Pavarësisht kësaj, drejtori i ri menaxhues i AKP-së, i cili studimet themelore i ka kryer në Prishtinë kurse ato master në ShBA, ka lidhje familjare me një mbështetës të pushtetit; Lëvizjes Vetëvendosje.

Bëhet fjalë për Faton Limanin, një ligjërues në Departamentin e Linguistikës në Universitetin e Harvardit.

Partia e Albin Kurtit mori përkrahje nga Limani, si në zgjedhje qendrore, ashtu dhe në ato lokale. Të paktën kështu shihet në aktivitetin e tij në rrjetin social Facebook.

Postimi në Facebook i Faton Limanit, vëllait të drejtorit të ri menaxhues të AKP-së. Foto: Facebook

Në disa fotografi që ka publikuar në Facebook, ai bënte thirrje që të votohet Lëvizja Vetëvendosje edhe në Komunën e Shtërpcës, pas zgjedhjeve qendrore të 2021-s.

Postimi i Faton Limanit në Facebook, duke përkrahur LVV-në në zgjedhjet lokale.
Faton Limani, vëllai i drejtorit të ri menaxhues të AKP-së.
Foto: Facebook

Sidoqoftë, në tetor të vitit 2021, në pozitën e drejtorit menaxhues të AKP-së ishte zgjedhur Avni Jashari.

Emërimi i tij nga bordi i drejtorëve ishte bërë disa ditë pasi ish-drejtori menaxhues i asaj kohe, Valon Tolaj, kishte dhënë dorëheqjen nga kjo pozitë.

Aktualisht, kryesues në Bordin e Drejtorëve të AKP-së është Nazim Mikullovci.

Më 27 maj, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas shkarkimit të Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, deklaronte se “të mirat vijnë ngadalë, por të këqijat duhen ndalur shpejt”.

Një ditë përpara kësaj deklarate të shefit të qeverisë, Kuvendi votoi pro shkarkimit të këtij bordi.

Ndërkohë, sipas Kurtit, kjo ka qenë votë që “të ndalet tjetërsimi e zhvatja”, teksa i ka cilësuar anëtarët e bordit të AKP-së si hajna.

“Kemi thënë që AKP do të shuhet dhe AKP do të shuhet. Por që të shuhet AKP është e rëndësishme që njëherë të shkarkohet bordi se kanë vjedhur shume e na nuk do ti lejojmë më. Kanë vjedhur në paga e në privatizime. Janë paguar për të vjedhur”, thoshte kreu i ekzekutivit.

​Arben Limani zgjidhet drejtor menaxhues i AKP-së

 

Video nga Paradoks

"E di përdorimin e shpatave": Jo veç Tai Chi e Përparim Ramës, Ramush Haradinaj flet për arte të tjera marciale që ai i di - "Yoseikan Budo, Viet Vo Dao"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci