Të fundit

Standardet e dyfishta të ministrisë së Liburn Aliut për lejet e hidrocentraleve

Ministria e Ambientit, e udhëhequr nga Liburn Aliu, ka lejuar operimin e 13 hidrocentraleve pa kriterin e Lejes Mjedisore. Një raport i publikuar sot nga Auditori i Përgjithshëm ka gjetur se Ministria ka aplikuar standarde të dyfishta në raport me kompanitë që operojnë në fushën e hidrocentraleve. 

Kastriot Kokollari

13 hidrocentrale filluan prodhimin e energjisë elektrike pa plotësuar kriterin e lejes mjedisore në Ministrinë e Ambientit vitin e kaluar.

Ministria e udhëhequr nga Liburn Aliu dyshohet se përdori standarde të dyfishta për kompanitë të cilat operojnë në sektorin e hidrocentraleve në Kosovë, tregon një raport i Auditorit Gjeneral, i publikuar të premten.

Në raportin e fundit të publikuar nga Zyra Kombëtare e Auditimit, të emërtuar: “Sistemi i licencimit të hidrocentraleve dhe monitorimi i tyre mbi ndikimin në mjedis dhe ujëra”, nga 17 mostrat e HC-ve të lëshuara në operim përgjatë viteve 2016-2021, 13 prej tyre kanë filluar prodhimin pa plotësuar kriterin e Lejes Mjedisore (LM).

Megjithatë, kompanisë “Matkos Group” i janë vendosur standarde të tjera për fillimin e prodhimit krahasuar me 13 kompanitë që dyshohet se shkelën procedurat ligjore të operimit.

“Matkos”, e cila ka ndërtuar tri hidrocentrale në zonën e Sharrit, nuk i është lejuar operimi në asnjërën prej tyre.

Në raportin e auditimit, sipas ZRRE-së, të gjitha hidrocentralet e lëshuara në prodhim nga ZRRE-ja pa Leje Mjedisore (LM) janë si rezultat i kapaciteteve të tyre të prodhimit si dhe nuk kërkohet Leje Mjedisore (LM) për HC-të të cilat janë me kapacitet 5MW.

Megjithatë, sipas të gjeturave të auditorit gjeneral, arsyetimet e ZRRE-së për lëshimin për prodhim të HC-ve pa Leje Mjedisore janë se sipas Ligjit dhe rregullave të ZRRE-së “nuk kërkohet Leje Mjedisore për HC-të të cilat janë me kapacitet nën 5MW”.

Por, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) nuk ka përdorur standarde të njëjta për të gjitha hidrocentralet të cilat kishin bërë kërkesë për fillimin e prodhimit të energjisë elektrike.

Sipas ZKA-së, ZRrE-ja nuk ka siguruar proces të mirëfilltë të licencimit të HC-ve.

Sipas auditorit ky proces është karakterizuar me neglizhenca në kthimin e përgjigjeve (refuzim-aprovim) të LM-ve për HC-të nga MMPHI, si dhe mungesat e vizitave në terren nga komisionet vlerësuese.

Hidrocentralet Shtërpca 4.9 MË dhe Sharri 6.45MW të cilat kanë mbetur jashtë operimit komercial që nga viti 2020 po përballen me pasoja të mëdha financiare, pikërisht në kohën kur vendi po përballet me deficit të energjisë elektrike.

Me datë 28/01/2021 Hidrocentrali Shtërpca përkatësisht “Matkos Group” kishte bërë kërkesë për tu pajisur me Leje Mjedisore, derisa deri në periudhën e auditimit komisioni i MMPHI-së nuk kishte realizuar asnjë vlerësim për lëshimin e Lejes Mjedisore dhe si rezultat ky hidrocentral ka mbetur jashtë operimit.

Por sipas gjetjeve të auditorit neglizhenca e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës në kthimin e përgjigjes ndaj kërkesës së HC-së “Matkos Group” i cili si rezultat i mungesës së Lejes Mjedisore për një periudhë më shumë se një vit nuk ka filluar prodhimin duke i shkaktuar dëme financiare.

“MATKOS GROUP” Sh.P.K  ka ushtruar ankesë në Komisionin për shqyrtimin e ankesave në MMPHI, duke e kundërshtuar aktvendimin e Inspektoratit të MMPHI-së të datës 31/05/2022 që ta anulojë dhe t’i lejohet vazhdimi i aktivitetit me HC Brezovica, Viça dhe Shtërpca, ndërsa me HC Sharri të fillon me aktivitet pas marrjes së lejes përkatëse nga ZRRE-ja.

Kompanisë së njohur “Matkos Group” i është pamundësuar operim që një kohë të gjatë, derisa nga kjo kompani kishte deklaruar se janë të detyruar që të kërkojnë mbrojtje juridike pranë Gjykatës së Arbitrazhit në Londër.

Qeveria e Kosovës më 24 dhjetor vendosi masa të emergjencës në furnizim të energjisë elektrike, të cilat do të vlejnë maksimalisht 60 ditë.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci