Të fundit

Heshtja disa orëshe e Shkretës, nuk flet as për paratë, as për baxhanakun

Deputeti i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mirsad Shkreta, të enjten që lamë pas ishte cak i hajnave në Prishtinë. Më saktësisht, në banesën e tij që ndodhet në lagjen Kalabria të kryeqytetit, të dyshuarit i vodhën 50 mijë euro para të gatshme dhe ari në vlerë mbi 10 mijë euro. Në këtë çështje është përfshirë edhe Prokuroria, ndërkohë ligjvënësi i pushtetit ka zgjedhur heshtjen, para sqarimit se pse nuk i ka deklaruar në Agjencinë Anti-Korrupsion gjithë ato para.

Dy ditë përpara u raportua për një vjedhje të rëndë në Prishtinë. Pakkush do të besonte se në banesën e deputetit të partisë në pushtet, hajnat do t’ia vjedhnin stolitë e arit e mijëra euro.

Për më shumë, këto para të vjedhura, Shkreta i ka thënë Policisë se kanë qenë kursime të atij dhe familjarëve të tij.

Pavarësisht kësaj, deputeti Shkreta nuk i ka deklaruar 50 mijë euro në Agjencinë Kosovare kundër Korrupsionit, edhe pse është i obliguar.

Rrjedhimisht, ai dyshohet për mos-deklarim të pasurisë, çka përbën edhe shkelje ligjore.

Sidoqoftë, i njëjti ka zgjedhur heshtjen për këtë çështje sesa të sqarohet para publikut se pse nuk i ka deklaruar në formularin e pasurisë në AKK, paratë që tashmë janë në duart e hajnave.

Paparaci para publikimit të artikullit ka provuar të kontaktojë me deputetin Shkreta për ta marrë një sqarim nga krejt ky rast, por prapë i njëjti ka qenë i paqasshëm për mediumin.

Ende nuk dihet se pse kjo vendosje e tij për një heshtje totale. Madje, as në Facebook-un e tij personal, nuk ka postuar gjë që prej 26 nëntorit të 2021-s.

Për dallim nga Shkreta, reagimet kanë qenë të shumta nga Shoqëria Civile e politikanë, teksa kanë hedhur kritika të ashpra ndaj tij.

E fundit është Albana Bytyçi.

Deputetja e AAK-së, iu drejtua kryeministrit Albin Kurti me disa pyetje: “Qysh je? Qysh i ke pasanikët”.

“Çfarë jetë e çuditshme. Dikur Vetëvendosjes iu gjenin gurë e molotovë, mjete këto që i përdornin për kauza të ‘mëdha’, e sot po iu gjinden e ‘vidhen’ mbi 50 mijë euro. Të mos harrojmë, të padeklaruara, CASH. Kryeministër, qysh je? Qysh i ke pasanikët?”, shkroi Bytyçi në Facebook.

Krejt në fund, Prokuroria Themelore në Prishtinë bëri të ditur për Paparacin se po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme që të zbardhet rasti.

Laureta Ulaj, zëdhënëse e Prokurorisë u shpreh se rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë”, me urdhër të prokurorit të rastit.

Paparaci zbuloi se me rastin e vjedhjes që ka ndodhur të enjten në lagjen Kalabria, po merren Krimet e rënda të Rajonit të Prishtinës.

Video nga Paradoks

"Sa ma budallë mashkulli ma shumë dhunë", "Fejohen për ni t'shkume n'deti": Valon Syla flet për dhunën ndaj grave, u drejtohet Vjosa Osmanit e Albulena Haxhiut - "Siguria financiare zgjidh shumë sene"

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci