Të fundit

Lot dhe emocione: Ish-ushtari i UÇK-së rrëfen vrasjen e një 15-vjeçari në Dubravë

Ish-ushtari i UÇK-së, Arben Bobani, ka shpërthyer në lot derisa ka kujtuar masakrën që ka ndodhur në Burgun e Dubravës pas nisjes së bombardimeve të NATO-s, në pranverë të vitit 1999.

Ai ka kujtuar skenat e tmerrit të përjetuar bashkë me mbi 900 shqiptarë. Por, Bobani thotë se nëse gjithçka do të falte në jetë, kurrë nuk do ta falte pushkatimin e një të riu.

“Çfarëdo marrëveshje lë të bëjnë, çfarëdo, unë do ta marrë me rezerva. Ka qenë një i ri, as 16 vjet s’i ka pasë. Ai e kërkonte vëllanë e vet. I thoshim: Fshihu more! Ai doli në lendinë. E goditi në kokë. Skenë që s’e harroj kurrë. Krejt ua fali atë djalë nuk ua fali kurrë”, është shprehur Bobani në emisonin Oxygen në Klan Kosova.

Ai ka treguar se atë ditë të gjithë të burgosurit ishin rreshtuar dhe më pas kishin nisur të shtënat mbi ta.

https://youtu.be/8EuOl4XuUP8

 

Video nga Paradoks

Duda Balje komenton kolegët deputetë, tregon edhe analistin e saj të preferuar

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci